Lukaku e Dybala janë gjithmonë e më pranë Interit

Futboll

Lukaku e Dybala janë gjithmonë e më pranë Interit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:20
Lukaku e Dybala janë gjithmonë e më pranë Interit

Lukaku e Dybala janë gjithmonë e më pranë Interit, duke shtuar ndjeshëm cilësinë, por edhe numrat në sulm, ndaj zikaltrit janë duke menduar edhe largime në këtë repart, për të shmangur mbipopullimin.

Një nga emrat në krye të listës së atyre që mund të largohen, është boshnjaku Edin Dzeko, i cili iu bashkua zikaltërve verën e kaluar për të zëvendësuar Lukakun, por me rikthimin e “Big Rom”-it, mund të detyrohet të largohet.

Natyrisht Inzaghi do të donte ta mbante ende edhe një sezon Dzekon, por vetë boshnjaku e di mirë që do të jetë zgjedhja e katërt apo e pestë në sulm dhe vështirë se do të preferonte një rol të dorës së dytë.

Për më tepër, edhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, me Juventusin që i ka ofruar të bëhet zëvendësuesi i parë i Dusan Vlahovic, por edhe Valencian e Gennaro Gattusos, që është gati ta transferojë në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi ka kontratë deri në verën e ardhshme me Interin, megjithatë zikaltrit do të pranonin ta linin të lirë edhe pa marrë asgjë në këmbim, pasi do të liroheshin nga një pagë prej rreth 11 milionë eurosh bruto, që merr boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat