Pamje të bukura të stadiumit në Therandë, Ademi ka një kërkesë për kryetarin e komunës 

Futboll

Pamje të bukura të stadiumit në Therandë, Ademi ka një kërkesë për kryetarin e komunës 

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 19:09
Pamje të bukura të stadiumit në Therandë, Ademi ka një kërkesë për kryetarin e komunës 

Ballkani i Therandës është kampion i Kosovës dhe po përgatitet për rrethin e parë të kualifikimeve për Champions League, ku do të ndeshen me ekipin lituan Zhalgiris.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, vizitoi stadiumin në Therandë por ka edhe një kërkesë kryetarin e kësaj komune. 

“Vizitat e sotme i vazhdova në Stadiumin e Qytetit në Therandë, ku aktivitetin e vet e zhvillon kampioni i Kosovës, FC Ballkani.

Image

Tashmë ka ardhur koha që infrastruktura e objekteve të futbollit të jetë e kompletuar dhe të ketë ekipe të mirëmbajtjes dhe menaxhimit në të gjitha stadiumet, në mënyrë që të krijojmë kushte të volitshme si për futbollistët, ashtu edhe për tifozët në tribuna.

I lutem kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj që të vazhdojë edhe më tutje me investime në infrastrukturën e futbollit dhe të çojë përpara procesin që FC Ballkanit t’i jepet në shfrytëzim për 99 vjet parcela për ndërtimin e stadiumit. 

Image

Kjo do të na mundësonte edhe neve si FFK që të investojmë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s. 

Vizitat e mia do të vazhdojnë nëpër të gjitha stadiumet, ngase përmirësimi i infrastrukturës është prioritet në mandatin tim të ri, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira si për futbollistët e po ashtu edhe për tifozët, në mënyrë që futbollit t’ia rikthejmë popullaritetin që i takon.

Edhe një herë kërkoj nga të gjitha organet relevante që janë  kompetente për stadiumet e futbollit që t’i kryejnë punët e tyre të vrazhda dhe të na mundësojnë realizimin e projekteve tona që  kanë mbetur pezull, siç është vendosja e reflektorëve në stadiume.

Ne duam që ndeshjet e Superligës tonë të kthehen të luhen në orët e mbrëmjes, pasi në këtë mënyrë ndeshjet e futbollit në secilin qytet do të ktheheshin në ngjarje kryesore të mbrëmjes dhe kësisoj do t’i mundësonim qytetarëve tanë që me familjet e tyre t’i përcjellin ekipet e zemrës në kushte të volitshme”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat