Mkhitaryan dhe Onana te Interi

Futboll

Mkhitaryan dhe Onana te Interi

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:40
Mkhitaryan dhe Onana te Interi

Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana do t’i bashkohen Interit. Zyrtarizimi i këtyre lëvizjeve është vetëm çështje ditësh.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar këtë të diel se Interi ka planifikuar që futbollisti nga Armenia t’i kryej testet mjekësore në ditët në vijim.

Mkhitaryan pastaj do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me “Nerazzurrët”.

Portieri Onana gjithashtu ka nënshkruar ditë më parë me Interin.

Të dy futbollistët në “Guisseppe Meazza” do të kalojnë si lojtarë të lirë.

Mkhitaryan së fundi ishte pjesë e Romës, kurse Onana e Ajaxit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat