Ka lindur në stallë mes pulave...ylli i ri i Kroacisë që po shkëlqen në Serie A

Futboll

Ka lindur në stallë mes pulave...ylli i ri i Kroacisë që po shkëlqen në Serie A

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 11:33
Ka lindur në stallë mes pulave...ylli i ri i Kroacisë që po shkëlqen në Serie A

Martin Erliç është kthyer së fundmi në një nga emrat e rinj të përfaqësueses së Kroacisë dhe duket se ka një të ardhme të sigurt në futbollin botëror. Mbrojtësi ka shkëlqyer në Serinë A me Specian dhe pak ditë më parë iu dha mundësia që të debutonte edhe me përfaqësuesen e drejtuar nga Zlatko Daliç.

Një histori me fund të lumtur, po të mendosh se ku janë rrënjët e 24-vjeçarit kroat. Ai i ka zbuluar vete në një intervistë për “Sportweek”, duke treguar se edhe ai është nja nga ata që janë rritur mes vështirësive të mëdha pas luftës në ish-Jugosllavi.

“Unë jam i datëlindjes 1998. Lufta në ish-Jugosllavi kishte përfunduar, mbeteshin vetëm gërmadhat. Shtëpia e prindërve të mi ishte shkatërruar nga një bombë, ndaj ata ishin sistemuar në një stallë ku mbanin kafshët. Aty kam lindur unë, në mes të pulave dhe derrave. Qëndruam atje për 2-3 vite, derisa babai, tullë pas tulle, rindërtoi shtëpinë tonë.

Vij nga një familje fshatarësh. Nuk e di edhe sot e kësaj dite si ia bën babai im që zgjohet në orën 4 të mëngjesit për të shkuar për të punuar tokën dhe të kthehet në perëndim të diellit. Ai është shembulli më i madh që unë mund të shpresoj të kem. Ndaj në një foto shihem teksa mbledh karota dhe patate, janë prodhimet e tokës së babait dhe mamasë time. Toka jonë.

Çdo vit, kur mbaron kampionati, kthehem në fshatin tim, Tinj, ku jetojnë në total 900 persona, ndërsa ndihmoj familjen time në fushat e fermës së tyre. Nuk më vjen turp për atë që bëj. Nuk jam nga ata persona që shohin babain e tyre plak të punojë dhe shkon në plazh të marrë rreze dielli.

E di se sa sakrifica ka bërë që të më japë disa para që të blija këpucët e futbollit kur fillova të luaja.

Nuk dua të fshihem pas një maske që nuk më përket”, ishte tregimi i lojtarit i cili pranoi se kishte humbur dasmën e vëllait për të marrë pjesë në ndeshjet e Ligës së Kombeve ku debutoi me Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat