KF Renova largohet nga garat e ligës së parë?

Futboll

KF Renova largohet nga garat e ligës së parë?

Nga: Shaban Sinani Më: 19 qershor 2022 Në ora: 11:06
KF Renova largohet nga garat e ligës së parë?

Kampionati i ri 2022/2023 në Ligën e Parë  të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka  gjasa  të mbetet  me  11  klube,  edhe pse akoma nuk është zyrtare por sipas asaj që po flitet nëpër kuloare të ndryshme thuhet se pronarët  e kompanisë Remova  mendojnë  të largohen nga kampionati.

Sipas disa informative tanimë futbollistët janë larguar dhe me siguri do të kërkojnë të angazhohen nëpër klubet tjera.

Abstenimi nga  garat e Ligës së parë nuk do të thotë edhe shkrirjen e klubit  pasi  ekipi  do të vazhdon me  punë me  kategoritë e reja  kështu deri në kompletimin e Qendrës sportive “Renova arena”

Ndryshe  skuadra e Renovës garon nga  sezoni 2003/04 fillimisht në Ligën e tretë, në kampionatin  në Ligën e dytë ku  u shpall kampion dhe  siguroi  kualifikim në ligën e pare.

Nga  seszoni  2005/06  deri në këtë të fundit  2021/22,  ekipi  i Renovës  ka zhvilluara 532 ndeshje, ka shënuar 211 fitore, 157 barazime dhe 164  disfata  duke shënuar 726 gola , ndërsa ka pranuar 625 gola.  Renova  në sezonin  2008/09 ishte  skuadra e parë shqiptare që fiton titullin kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në sezonin 2011/12 fiton  Kupën e Maqedonisë.  

Renova gjashtë herë ka  prezantuar vendin në garat europiane  një herë në Ligën e Kampionëve dhe pesë herë Europa League.

Nga  klubi i futbollit Renova gjatë kësaj  periudhe  kanë dalë numër i madh të futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat