I ndalohen 80 mijë euro, reagon kampioni i Kosovës

Futboll

I ndalohen 80 mijë euro, reagon kampioni i Kosovës

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 16:13
I ndalohen 80 mijë euro, reagon kampioni i Kosovës

Ballkanit të Therandës, kampion i ri i Kosovës, i ndalohen 80 mijë euro. 

Me këtë rast Ballkani ka reaguar, skuadër e cila do të përfaqësojë Kosovën në garat e rrethit të parë eliminator rë Champions League në futboll.     

“I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finavciare, për të përkrahur klubin tonë  në rrugën Europiane.

Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt. 

Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .

Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familjare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitorët edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.

Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjëra sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë . 

Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë,  asnjë teke ose tentim i individit apo grupit të individëve nuk mund të na ndalë nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.! Krenar me Suharekën tonë”, reagon FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat