Dilte me vajzën e gabuar, kjo i ndodhi

Futboll

Dilte me vajzën e gabuar, kjo i ndodhi

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 16:06
Dilte me vajzën e gabuar, kjo i ndodhi

Në ditët e fundit në Francë ka qarkulluar një video me protagonist ish-sulmuesin e Interit, Jan Karamoh, i cili u dhunua në mënyrë brutale, teksa agresori i futbollistit e ka pësuar keq pas këtij akti, teksa është dënuar me 20 muaj heqje lirie për “aggresion dhe dhunë, si dhe kërcënim me armë”.

Një marrëdhënie e paqartë ajo mes agresorit dhe vajzës që ishte me Karamoh dhe siç e pranoi edhe ajo në gjykatë: “Zyrtarisht nuk është i dashuri im”.

“Në njërën dorë kishte një thikë, me tjetrën më godiste, ishte si të qendroje në një dallgë”, dëshmoi anësori i majtë.

Lojtari ka pësuar fraktura në mollëza, dëmtim në nofull dhe gjithashtu kishte probleme me shikimin përveç traumës së asaj që pësoi. Karamoh në pronësi të Parmës vjen nga një huazim në Turqi te Fatih Karagumruk dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat