Agjenti i Asllanit flet për marrëveshjen me Interin, thumbon Milanin

Futboll

Agjenti i Asllanit flet për marrëveshjen me Interin, thumbon Milanin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:10
Kristjan Asllani

Sipas spekulimeve të shumta që po qarkullojnë në mediat italiane, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është shumë afër transferimit te gjiganti i Serie A, Interi.

Asllani do të largohet këtë verë nga Empoli dhe destinacioni i radhës i tij besohet të jetë Interi.

Agjenti i yllit shqiptar, Elio Berti, ishte parë dje në ambientet e stadiumit të Interit, takim ky me qëllim për të finalizuar marrëveshjen me gjigantin italian.

Pas takimit, Berti foli për mediat, duke treguar që është informuar se të dy klubet tanimë kanë arritur marrëveshje.

“Jemi informuar se klubet kanë arritur një marrëveshje, ka marrëveshje të plotë nga të gjithë. Në ditët në vijim shohim. Të gjithë janë të lumtur kur ka kësi ekipe. A kishte ekipe të tjera? A u fol për Milanin? Ne ishim aty por është më mirë këtu”, tha Berti.

Kristjan Asllani është prodhim i akademisë së Empolit, ku pas përfshirjes me ekipin e parë, deri tani ka arritur të bëjë 27 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe dy asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat