Klubi italian kontakton Realin

Futboll

Klubi italian kontakton Realin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:16
Klubi italian kontakton Realin

Luka Joviq mund të zbarkojë me të vërtetë në Serinë A. Sulmuesi serb, për të cilin janë interesuar më parë edhe Milani dhe Interi, nuk ka shumë hapësira te Real Madridi.

Sezonin e kaluar ka luajtur vetëm 19 ndeshje me 1 gol dhe 3 asiste mes La Liga, Champions League dhe Copa del Rey. Numra që vërtetojnë qartë se ish-futbollisti i Eintracht Frankfurt nuk është pjesë e rëndësishme e projektit ‘Blancos’.

Jo çuditërisht, klubi spanjoll dhe menaxherët e lojtarit janë në kërkim të një ekipi të ri dhe këtë herë ekziston mundësia reale për të zbarkuar në Itali.

Konfirmimi vjen nga ‘Sky Sport’, që ka raportuar se ka patur kontakte mes Fiorentina-s dhe Real Madrid-it. Për momentin, duket se ka një problem që lidhet me pagesën.

Serbi, në fakt, paguhet 6 milionë euro neto, një shumë e madhe për arkat e Fiorentina-s. Ndaj po punohet për një transferim të përkohshëm me madrilenët që marrin përsipër një pjesë të pagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat