Ekipi i Kategorisë së Tretë në Kroaci ndërton stadiumin që do ta kishin zili shumë ekipe

Futboll

Ekipi i Kategorisë së Tretë në Kroaci ndërton stadiumin që do ta kishin zili shumë ekipe

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:56
Ekipi i Kategorisë së Tretë në Kroaci ndërton stadiumin që do ta kishin zili shumë ekipe

Në Kroaci po ndërtohet një kompleks shumë i veçantë për sportin. Sipas njoftimeve të mediave nga Kroacia, qyteti i Dugo Selo po përgatitet të ndërtojë një qendër sportive dhe edukative që do të përmbajë dy stadiume. Njëri stadium do të ketë një kapacitet prej rreth 6000 spektatorësh, stadiumi tjetër një kapacitet prej 1500 spektatorësh.

Do të ndërtohen fusha hibride dhe stadiumet do të përdoren për përgatitjen e klubeve dhe ekipeve kombëtare, ndërsa pranë stadiumit do të ndërtohen dy salla, fusha tenisi, fusha për futsal. Në këtë stadium do të luajë skuadra e katëgorisë së tretë së Kroacisë, NK Dugo Selo.

Mediat vendase theksojnë se do të jetë një kompleks i veçantë në Evropë ku mund të zhvillohen njëkohësisht përgatitjet për disa përzgjedhje përfaqësuese në futboll, hendboll, basketboll, volejboll, bowling.

Dugo Selo ndodhet 20 kilometra larg Zagrebit, është i izoluar nga qendra, i mbushur me njerëz dhe ofron qetësi maksimale dhe kushte për përgatitjet më të mira. Përveç kësaj, rruga kryesore me aeroportin nuk është larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat