Bundesliga publikon orarin e ndeshjeve, Bayerni do të niset drejt Frankfurtit

Futboll

Bundesliga publikon orarin e ndeshjeve, Bayerni do të niset drejt Frankfurtit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:43
Bundesliga publikon orarin e ndeshjeve, Bayerni do të niset drejt Frankfurtit

Bundesliga gjermane ka publikuar orarin e ndeshjeve për sezonin 2022/23, i cili fillon më 5 gusht.

Eintracht Frankfurt do të takohet në ndeshjen e parë me kampionin Bayern Munih.

Sezoni i Bundesligës do të ketë dy muaj pauzë për shkak të organizimit të Botërorit në Katar.

Derbin e madh do ta shohim në turin e parë mes Borussia Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit. Union dhe Hertha Berlin do të luajnë një përballje qyteti në start.

Sezoni garues do të mbyllet me ndeshjet e xhiros së fundit më 27/28 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat