Kampioni i Kosovës është i panjohur për Malmon

Futboll

Kampioni i Kosovës është i panjohur për Malmon

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 00:03
Kampioni i Kosovës është i panjohur për Malmon

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, do të luajë përballë Zalgirisit në turin e parë të Champions League-s dhe në rast kualifikimi do të ndeshet më pas me Malmon.

Drejtori sportiv i klubit suedez ka dhënë një intervistë për “Expressen”, ku tregon se nuk ka informacion për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja.

“Çfarë mund të them për Ballkanin?

Jo shumë, ne kemi pak njohuri për ta.

Është një skuadër krejtësisht pa eksperiencë nga ndeshjet europiane, ndaj ose nuk kanë qenë mjaftueshëm të mirë ose janë bërë mjaftueshëm së fundmi.

Kualifikueset ndoshta do të zbulojnë shumë për këtë gjë”, ka thënë Andreas Georgson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat