Do të ishte goditja e dytë për tifozët e Real Madridit

Futboll

Do të ishte goditja e dytë për tifozët e Real Madridit

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 17:59
Do të ishte goditja e dytë për tifozët e Real Madridit

Zinedine Zidane është një hap larg nënshkrimit me PSG dhe kërkon 2 lojtarë si pjesë të marrëveshjes.

Sipas medias spanjolle “El Chiringuito”, trajneri francez është duke finalizuar akordin për transferimin tek kampionët e Francës.

Ky lajm do të tingëllojë keq për tifozët e Real Madrid pas përplasjes për Kilian Mbappe me PSG, por Zidane i është futur menjëherë punës dhe ka kërkuar 2 lojtarë nga drejtuesit e klubit.

Lojtari i parë është Ousmane Dembele, sulmuesi i Barcelonës i cili këtë sezon ka pasur shumë dëmtime.

Lojtari tjetër i kërkuar me ngulm është Paul Pogba, i cili duket shumë pranë transferimit me parametra 0 tek ish klubi i tij, Juventus-i. 

Çdo gjë do të vendoset ditët e ardhshme të cilat do të jenë intensive për kampionët e Francës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat