Interes për Lang shpreh edhe Arsenali

Futboll

Interes për Lang shpreh edhe Arsenali

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 14:22
Interes për Lang shpreh edhe Arsenali

Ylli i Club Brugge, Noa Lang ka thënë se ai nuk është në dijeni të diskutimeve me Milan për transferimin e tij, porse ai do të ishte i hapur për një lëvizje të tillë. 

"Nuk ka asnjë marrëveshje me AC Milan. Nuk e di nga vjen ky lloj lajmi", tha Lang për gazetën belge HLN.

"Por unë nuk kam frikë nga kjo: nëse shkoj në një klub më të madh, ndoshta do të bëhem një futbollist më i mirë".

Lang shënoi shtatë gola në tridhjetë e shtatë paraqitje në Ligën belge gjatë sezonit 2021-22, ndërsa Brugge fitoi titullin e tetëmbëdhjetë.

Interes për Lang ka shprehur edhe Arsenali anglez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat