Rrezikon burgun

Futboll

Rrezikon burgun

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:22
Rrezikon burgun

Ish-mesfushori i Interit dhe Napolit, Valter Gargano, së bashku me ish-futbollistin e Boka Juniors, Lukas Viatri rrezikojnë dënimin me burg për shkak të një denoncimi të dy vajzave të mitura.

Dy të rejat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga dy futbollistët, në muajin mars të këtij viti.

Sipas tyre, çdo gjë ndodhi në një feste private dhe dy lojtarët nuk akuzohen vetëm për ngacmim seksual, por dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj dy vajzave.

Gjykata uruguaiane po shqyrton faktet e mbledhura nga pamjet filmike të mbrëmjes për të vendosur mbi ngjarjen dhe nëse akuzat vërtetohen, dy lojtarët rrezikojnë të përfundojnë në qeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat