Messi bën gjestin e madh për fëmijët me kancer

Futboll

Messi bën gjestin e madh për fëmijët me kancer

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:54
Messi bën gjestin e madh për fëmijët me kancer

Leo Messi nuk ka dashur të mungojë në inaugurimin e Qendrës së Kancerit Pediatrik SJD në Barcelonë. Fondacioni i tij ka qenë çelësi për zhvillimin e këtij projekti, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për shumë fëmijë që vuajnë nga sëmundja e rëndë.

Futbollisti i shquar argjentinas ka qenë gjithmonë shumë i vetëdijshëm se si po evoluonin punimet dhe për këtë arsye nuk ka dashur ta humbasë inaugurimin.

“SJD Pediatric Cancer Center Barcelona” është qendra e re që do t’iu shërbejë fëmijëve dhe adoleshentëve me kancer dhe familjeve të tyre.

Përveç kësaj, qendra do t’iu shërbejë 400 pacientëve në vit, 30% më shumë sesa mund të trajtojë aktualisht. Qëllimi i saj është të konsolidohet si një qendër kryesore e kancerit në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat