Schalke nuk është në mesin e opsioneve

Futboll

Schalke nuk është në mesin e opsioneve

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:28
Milot Rashica

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nuk arriti të mbijetonte në Premier League me skuadrën e tij dhe bën që ai të jetë duke shqyrtuar opsione të tjera.

Lojtari i Norwich nuk preferon kampionatin e Championship dhe është i hapur për një rikthim në Bundesliga.

Sipas shumë raportimeve, skuadra e Schalke ishte ajo që shihej si pista më e mundshme për lojtarin.

Megjithatë, sipas raportimeve të Dirk Schlarmann, Rashica nuk do të nënshkruajë me Schalke.

Ai thotë se përkundër se lojtari po kërkon të kthehet në Bundesliga, Schalke nuk është në mesin e opsioneve.

Duket se një lëvizje e Schalke për Milotin është e pamundur në aspektin financiar të marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat