Empoli pranon ofertën e zikaltërve

Futboll

Empoli pranon ofertën e zikaltërve

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:17
Empoli pranon ofertën e zikaltërve

Tashmë mund të konsiderohet gjithçka e përfunduar.

Takimi mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Empolit është mbyllur me një shtërngim duarsh. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, bën me dije se Empoli ka pranuar ofertën e zikaltërve për Kristjan Asllanit, i cili tashmë mund të quhet një lojtar i Interit.

“Interi ka arritur marrëveshjen me Empolin për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin. Ujdia është bërë për një vlerë totale prej 14 milionë eurosh. Detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti.

Empoli ka kërkuar përsëri për huazimin e Martin Satrianos si pjesë të marrëveshjes”, shkruan Fabricio Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat