Tri klubet janë gati që ta paguajnë klauzolën

Futboll

Tri klubet janë gati që ta paguajnë klauzolën

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:14
Tri klubet janë gati që ta paguajnë klauzolën

Ndonëse në këtë muaj të fundit ai ka qenë i fokusuar te paraqitjet me Kombëtaren e Holandës, në katër ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve, Matajs de Ligt e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të menduar thellë edhe për të ardhmen e karrierës së tij.

Kjo, pasi dy vende të katërta radhazi me Juventusin dhe një zhgënjimi të madh në Ligën e Kampioneve, duke parë të tjerët në Itali dhe Europë duke festuar, kanë bërë që edhe 22-vjeçari të shpërthejë për herë të parë:

“Nuk erdha te Juventusi për të luftuar për vendin e katërt dhe pa dyshim që diçka e tillë nuk më plotëson aspak. Planet e mia janë komplet të tjera, pasi për këtë punoj çdo ditë, – do të shprehej holandezi në ditën e parë të grumbullimit muajin e kaluar, ndonëse 24 orë më vonë, duke parë tonet e ashpra e moderoi deklaratën e tij.

Dua më të mirën për vete dhe Juventusin, pasi ne kemi potencial që të bëjmë shumë më shumë. Madje, jemi në bisedime edhe për një rinovim kontrate, ndonëse nuk kemi pse të nxitohemi, duke qenë se kam edhe dy vite të tjera”. Gjithsesi, të gjitha këto fjalë të ndryshuara më pas nuk e fshehin absolutisht situatën dëshpëruese të Matajs de Ligtit në Torino, duke parë se nga ana tjetër për të është e interesuar e gjithë Europa. Të gjitha klubet elitare ëndërrojnë “Tulipanin”, me Bajernin e Mynihut që u përpoq vjet me një ofertë 80-milioneuroshe,

PSG-ja me 85 milionë, ashtu sikurse në të njëjtat shifra ishin edhe Çelsi, Reali i Madridit dhe Barcelona. Por sivjet situata ka ndryshuar dhe duke parë pakënaqësinë e De Ligtit të shprehur hapur për aventurën me Juven, “Corriere dello Sport” saktëson se mund të ketë “bubullima” të frikshme në këtë verë të nxehtë. Burimi në fjalë nënvizon se Mançester Junajtidi, por sidomos Mançester Siti, dhe mbi të gjitha Liverpuli janë gati që të bëjnë çmendurinë.

Tri klubet në fjalë janë gati që ta paguajnë klauzolën e cila mban të qetë Juventusin për momentin, atë 120 milionë eurosh që skadon pas dy vitesh. Nëse diçka e tillë realizohet, me Liverpulin dhe Sitin që duken më të gatshëm për ta bërë këtë çmenduri, Juventusi do të merrte një tjetër goditje të rëndë pas largimit të Xhorxho Kielinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat