ESPN: Pochettino shkarkohet nga PSG-ja

Futboll

ESPN: Pochettino shkarkohet nga PSG-ja

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:59
ESPN: Pochettino shkarkohet nga PSG-ja

PSG dhe Mauricio Pochettino raportohet së kanë ndarë rrugët.

Sipas “ESPN” kampionët e Francës, kanë shkarkuar strategun argjentinas.

Krerët e klubit parisien dhe Pochettino thuhet se sot në mëngjes kanë pasur një takim, ku edhe kanë vendosur të ndërprejnë bashkëpunimin.

PSG do t’ia paguajë argjentinasit rreth 15 milionë euro pasi Pochettino me parisienët ka kontratë deri në vitin 2023.

Kandidat për pasues të Pochettinos është Christophe Galtier, derisa Zinedine Zidane mësohet së nuk në listën e PSG-së pasi ish-trajneri i Real Madridit synon kreun e bankinës së Kombëtares së Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat