Nis beteja e madhe kundër PSG-së dhe Manchester City-t

Futboll

Nis beteja e madhe kundër PSG-së dhe Manchester City-t

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:00
Nis beteja e madhe kundër PSG-së dhe Manchester City-t

Është një betejë e hapur mes La Liga, PSG dhe Manchester City. Deklaratat e presidentit Tebas, pas rinovimit të Mbappes me PSG-në, u pasuan me lëvizjen zyrtare të organit spanjoll.

La Liga depozitoi një ankesë në UEFA, siç sqaron e njëjta organizatë në një deklaratë për shtyp të publikuar më herët: “La Liga këtë javë depozitoi një ankesë në UEFA kundër PSG-së, që do t’i bashkohet një tjetre kundër Manchester City-t të paraqitur në prill”.

Ankesa i referohet “shkeljeve të vazhdueshme të rregullave aktuale për lojën e ndershme financiare”. Shënimi shpjegon se “LaLiga beson se këto praktika ndryshojnë ekosistemin dhe qëndrueshmërinë e futbollit, dëmtojnë të gjitha klubet dhe ligat europiane dhe shërbejnë vetëm për të fryrë artificialisht tregun, me para që nuk gjenerohen nga vetë futbolli”.

Liga spanjolle shton se në ditët në vijim dy ankesat mund të përditësohen me të dhëna të reja dhe njofton se janë ngarkuar disa studio ligjore në Francë dhe Zvicër “me qëllimin e ndërmarrjes së veprimeve administrative dhe gjyqësore para organeve kompetente franceze dhe para Bashkimi Europian sa më shpejt të jetë e mundur”.

Përveç ankesës së paraqitur në UEFA, La Liga kishte në shënjestër edhe presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi: “Në Zvicër, La Liga po studion opsione të ndryshme përfaqësimi, – thuhet në shënim, – për shkak të konflikteve të mundshme të interesit të Nasser Al-Khelaïfi që vijnë nga rolet e ndryshme që mbulon ai te PSG, UEFA, ECA dhe BeIN Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat