Sa armiq paska bërë te Bayerni!

Futboll

Sa armiq paska bërë te Bayerni!

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:19
Sa armiq paska bërë te Bayerni!

E ardhmja e Robert Lewandowskit mbetet e pasigurt, mes qëndrimit të detyruar te Bayern Munich dhe lamtumirës. Barcelona, ​​por edhe disa klube të Premier League dhe PSG po shtyjnë të kuptojnë nëse sulmuesi polak mund të largohet vërtet nga Gjermania.

Në këto orë, vjen një sfond i mëtejshëm për klimën që lojtari do të kishte përjetuar në pjesën e dytë të sezonit në Mynih. Në mënyrë të detajuar “Sport1.de” shpjegon se polaku kishte pasur edhe disa “konflikte” me Leroy Sané.

Nga sa mësojmë, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit, Sané do të ishte ankuar për “egoizmin” në lojë nga partneri i tij Lewandowski.

Gjermani dyshohet se e akuzoi sulmuesin se luan shumë shpesh për vete dhe se nuk e konsideron shumë në fushë, si në stërvitje, ashtu edhe në një ndeshje zyrtare.

Dhe kjo akuzë do të kishte qenë publike, pra gjermani do të fliste drejtpërdrejt me kolegun e repartit, në sytë e krejt skuadrës.

Mbetet për t’u kuptuar nëse kjo klimë e tensionuar mund të ketë ndikuar disi te Lewandowski, që ta shtyjë drejt lamtumirës. Tani për tani, mbetet vetëm të kemi durim për të kuptuar se si do të përfundojë kjo histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat