Martinez: Rezultatet nuk ishin gjithmonë të mira

Futboll

Martinez: Rezultatet nuk ishin gjithmonë të mira

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 13:12
Martinez: Rezultatet nuk ishin gjithmonë të mira

Roberto Martinez ka thënë  se e ardhmja e tij si trajner i Belgjikës do të diskutohet vetëm pas Kupës së Botës.

Belgjika mundi Poloninë 1-0 në Ligën e Kombeve, por ka zëra se puna e Martinez te Belgjika mund të jetë në rrezik.

"Rezultatet nuk ishin gjithmonë të mira, por perfeksioni nuk ekziston. As në futboll dhe as në jetë. Këto ndeshje i përdora në funksion të Kupës së Botës dhe mora atë çfarë m'u desh", ka thënë ai. "(Të ardhmen te Belgjika v.j.) do të shohim pas Kupës së Botës". 

Pasi përfundoi e treta në Rusi më 2018, Belgjika në Botërorin e Katarit do të përballet fillimisht me Kanadanë, Marokun dhe Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat