Holanda fiton me frymën e fundit

Futboll

Holanda fiton me frymën e fundit

Nga: K.G. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 22:56
Holanda fiton me frymën e fundit

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Uellsit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.

Uellsi i pafat, ishte shumë afër një pike të madhe.

Në minutën e 90+2, Bale nga penalltia barazon rezultatin, por pas një minute Depay shënon për fitoren e Holandës me 3:2.

Për Holandën shënuan Lang (17'), Gakpo (23'), Depay (90+3') dhe për Uellsin Johnson (26') e Bale (90+2' – nga penalltia).

Ndërsa Polonia është mundur në shtëpi nga Belgjika, me rezultatin që u vulosi nga goli i Batshuayi në minutën e 16’, i cili u dhuroi fitoren belgëve. 

Në Grupin 4-të, Holanda kryeson me 10 pikë, pasojnë Belgjika 7, Polonia 4 dhe Uellsi 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat