Buduçnosti përgatitet në Serbi para se të vijë në Kosovë  

Futboll

Buduçnosti përgatitet në Serbi para se të vijë në Kosovë  

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:12
Nedoviq

Skuadra e mirënjohur malazeze, Buduçnosti i Podgorcicës, do të përgatitet në Serbi para së të vijë në Republikën e Kosovës.
Buduçnosti do të ballafaqohet me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin e Podujevës, në kuadër të rrethit të parë të Conference League.

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, konfirmon se nesër do të udhëtojnë në Serbi, për t’u përgatitur për sfidën  me Llapin. 
Në faqen e klubit malazez shkruajnë edhe për Llapin.  

“Skuadra jonë do të luajë kundër Llapit nga Kosova në xhiron e parë të kualifikimeve për Conference League, ndeshja e parë luhet në Podgoricë më 7 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit shtatë ditë më vonë (14 korrik) me shumë gjasa është në Prishtinë.

Llapi është nga Podujeva, e themeluar në vitin 1932 dhe edicionin që e lamë pas fitoi Kupën e Kosovës, duke mposhtur 2:1 Dritën në finale dhe zuri vendin e katërt në Superligën vendore”, shkruan në faqen e klubit malazez.

“Përshtypja e parë është fakti se nuk na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë, është një avantazh i madh në këtë periudhë. Derisa ta shikojmë rivalin në detaje, nuk mund të flasim për disa detaje tjera”, tha Aleksandar Nedoviq, kryetrajner i Buduçnostit.

“Llapi në sezonin e kaluar ka shënuar 15 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje në 36 ndeshje me golavalencë 57:44, ndërsa skuadra përbëhet nga lojtarë vendas që janë përforcuar nga të huajt kroati Çoriç, shqiptarët Peposhi dhe Prençi. Meksikani Rivera, braziliani Firmin dhe Amadua nga Gana”, shkruan faqja e klubit malazez

“Ne do t'i analizojmë ata derisa të jemi në Zlatibor, do t'i shikojmë të gjitha ndeshjet e tyre, do të monitorojmë nëse janë aktivë në afati kalimtar. Sigurisht që Buduçnost nuk mund të thotë se nuk është favorit, por nuk do ta nënvlerësojmë rivalin, sepse jemi të vetëdijshëm. Buduçnosti është një klub i madh, më i madh se Llapi”, thotë Nedoviq.

"Të kaltrit nesër do të udhëtojnë drejt Zllatiborit, ku do të qëndrojnë deri më 28 qershor dhe do të zhvillojnë tri ndeshje miqësore (më 19 qershor do të luajmë kundër Mladostit nga Lluçani, më 23 qershor kundër Radnikut të Surdulicës.

Klubit tonë iu bashkuan tre lojtarë, mbrojtësi i djathtë 21-vjeçar nga Serbia, Uros Ignjatoviq, portieri 27-vjeçar nga Rusia Lionel Adams dhe 23-vjeçari argjentinas Ariel Lucero”, njofton faqja e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat