Berisha bind

Futboll

Berisha bind

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:28
Berisha bind

Etrit Berisha e kaloi sezonin e sapo përfunduar në huazim tek Torino në elitën e futbollit italian.

Në fakt, kartoni i gardianit të kombëtares i përket klubit të SPAL, megjithatë sipas asaj që raporton një ekspert i merkatos në Itali si Nico Schira, klubi i Torinos është bindur nga paraqitjet e 33-vjeçarit dhe ka ndërmend ta transferojë përfundimisht në veriun e Italisë.

Shuma që Torino do të duhet shpenzojë për të marrë pronësinë e Berishës do të jetë 1 milionë euro, teksa për një shifër të tillë SPAL e lë të lirë portierin.

Në sezonin e kaluar, Berisha u aktivizua në 11 ndeshje me Torinon duke shfaqur paraqitje pozitive të cilat tashmë duket se po e ndihmojnë të bëhet një lojtar i “granatave” me kohë të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat