Prezantohet blerja 80-milionëshe e Realit

Futboll

Prezantohet blerja 80-milionëshe e Realit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 12:57
Prezantohet blerja 80-milionëshe e Realit

Aurelien Tchouaméni është lojtar i Realit të Madridit me të gjithë efektet.

Frencezi ka hedhur të zezën mbi të bardhë në Valdebebas dhe do të mbajë fanellën me numrin 18, atë që kishte në shpinë edicionin e fundit Gareth Bale, të cilit i ka përfunduar kontrata me “Los Blancos”.

Aurélien Tchouaméni është nënshkrimi i dytë i Realit pas gjermanit Rüdiger dhe do të jetë i lidhur me klubin “mernegues” deri në vitin 2028, pra gjatë gjashtë sezoneve të ardhshme.

Për kartonin e futbollistit Reali ka shpenzuar 80 milionë euro, që shkojnë në arkat e Monacos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat