Eliminohet Franca, përfundon garën në Ligën e Kombeve

Futboll

Eliminohet Franca, përfundon garën në Ligën e Kombeve

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Franca, e cila fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2021, është eliminuar nga kjo garë që në fazën e grupeve.

Francezët pësuan humbje sonte edhe nga Kroacia, që ishte kjo humbja e dytë nga katër ndeshje në Grupin 1 të Ligës A.

“Gjelat” humbjen tjetër e pësuan nga Danimarka.

Franca është e fundit në këtë grup me vetëm dy pikë, pasi ka barazuar një herë me Kroacinë dhe Austrinë.

Danimarka prin në këtë grup me nëntë pikë, që nënkupton se Franca nuk ka gjasa më për vendin e parë, që dërgon në “Play-Off”.

Në fazën e grupeve zhvillohen nga gjashtë ndeshje, teksa deri më tani janë zhvilluar katër sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat