Hoti para largimit

Futboll

Hoti para largimit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:57
Hoti para largimit

Ëngjëll Hoti ia ka paraqitur kërkesat e tij edhe klubit të Tiranës. Kështu, mesfushori kërkon më shumë hapësirë në fushën e lojës, në të kundërt kërkon të largohet.

Me shumë mundësi palët mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, por pas Europës edhe Tirana mund ta lejojë të shkojë në një skuadër tjetër.

Nga ana tjetër, bardheblutë kanë edhe çështjen e Tolit. Mesfushori nuk është afruar ende në skuadër, por palët mund të arrijnë në një marrëveshje në ditët në vazhdim. Gjithsesi, gjërat mbeten në ajër për momentin.

Nëse Toli nuk afrohet me ekipin, Tirana do të afrojë një mesfushor. Bardheblutë kanë në plan edhe afrimin e një sulmuesi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat