Publikohen formacionet Angli - Itali

Futboll

Publikohen formacionet Angli - Itali

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:25
Publikohen formacionet Angli - Itali

Ndeshja mes Anglisë dhe Italisë që luhet sot në Ullvërhempton është padyshim një nga sfidat më të pritura Ligës së Kombeve për qershorin. Dy skuadrat kanë krijuar një rivalitet të veçantë pas finales së Europianit të vitit të kaluar dhe të gjithë presin me padurim të shohin se si do të jetë kthimi i italianëve në Angli.

Por dy ekipet vijnë në mënyra të ndryshëm në këtë sfidë. Nga një anë, Suathgejt nuk ka kursyer emrat e mëdhenj të skuadrës së tij, edhe pse ka bërë një rotacion sa i përket sfidës së pak ditëve më parë ndaj Gjermanisë, duke hedhur në lojë nga fillimi Grilish, Xhejms, Tomori apo Abraham.

Kurse Italia vjen me shumë emra të rinj në përbërje, me Dimarkon i cili luan për herë të parë titullar, apo me Gati i cili ka qenë pjesë e Frosinones në Serinë B në edicioni e fundit. Sulmi i italisë në këtë sfidë udhëhiqet nga Skamaka.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Ramsdejl, Xhejms, Meguajër, Tomori, Tripier, Uard-Praus, Rajs, maunt, Sterling, Grilish, Abraham.
Trajner: G. Sauthgejt

Italia: Donaruma, Dimarko, Açerbi, Gati, Di Lorenco, Fratesi, Lokateli, Tonali, pesina, Pelegrini, Skamaka.
Trajner: R. Mançini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat