Afër të arrihet marrëveshja për rinovimin e Gavit

Futboll

Afër të arrihet marrëveshja për rinovimin e Gavit

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 18:46
Gavi

Barcelona janë pranë të arrijnë marrëveshje për rinovim me yllin e tyre, Gavi.

Mesfushori i Barcelonës, Gavi ka kontratë me ekipin e tij deri në vitin 2023, por është afër të nënshkruajë marrëveshje të re.

Klubi katalanas nuk duan ta humbasin Gavin i cili me vetëm 17 vjeç po tregon paraqitje fenomenale.

Ai së fundmi u bë lojtari më i ri që shënon gol për kombëtaren spanjolle, duke kaluar kështu Ansu Fati.

Se janë afër që të arrijnë marrëveshje për rinovim e ka konfirmuar presidenti i Barcës, Joan Laporta.

“Ne jemi shumë pranë të arrijmë marrëveshje me Gavin për të vazhduar edhe më tej kontratën e tij.

Ne jemi optimist për rinovimin me Gavi. Pasi duam që të vazhdojë te Barcelona”, tha ai.

Të interesur për spanjollin kanë qenë disa ekipe, por si duket ai ka vendosur të qëndrojë te blaugrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat