Rashica premton maksimumin kundër Greqisë

Futboll

Rashica premton maksimumin kundër Greqisë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 17:42
Rashica premton maksimumin kundër Greqisë

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanëve” iu nevojitet vetëm fitorja për të shpresuar për pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C.

Në konferencën para ndeshjes, Milot Rashica thha se janë të përgatitur dhe do të japin maksimumin në këtë ndeshje.

“Është ndeshja e fundit e këtij grumbullimi. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Ne jemi të përgatitur dhe do të japim maksimumin në këtë ndeshje. E presim me qenë ndehsje shumë e vështirë.

Është kundërshtar krejt tjetër prej ndeshjes së kaluar. Kemi lujt para disa ditëve me ta. E dimë mënyrën qysh kanë lujt ata dhe qysh kemi lujt na. Do të japim më të mirën tonë”, tha Rashica.

I pyetur se a ishte ndeshja ndaj Irlandës së Veriut më e mira e Rashicës në “Fadil Vokrri”, ai tha: “Duke e parë rëndësinë e ndeshjes dhe kontributin tim te golat, besoj që po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat