Bardhi: Çdo humbje dhemb, por ne duhet të ecim përpara

Futboll

Bardhi: Çdo humbje dhemb, por ne duhet të ecim përpara

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:59
Bardhi: Çdo humbje dhemb, por ne duhet të ecim përpara

Kapiteni i kombëtares së Maqedonisë, Enis Bardhi, në konferencën për media para ndeshjes së nesërme me Gjibraltarin tha se humbja nga Gjeorgjia dhemb, por se tani duhet të shohim përpara dhe të mendojmë se si ta fitojmë ndeshjen e nesërme.

Bardhi vuri në dukje se gabimet e shfaqura në ndeshjen e kaluar do të duhet të korrigjohen, për rezultate më të mira në tre ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

“Pas çdo ndeshje të humbur është normale të kesh dhimbje dhe është normale të mendosh për humbjen.

Por kjo është e kaluara dhe ne duhet të shohim përpara. Ne duhet të korrigjojmë gabimet tona.

Nuk shoh në dhomat e zhveshjes që dikush të mos ketë dhënë maksimumin. Ky është futbolli dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla. Duhet të shohim përpara dhe të ecim drejt qëllimit. Atmosfera do të kthehet me rezultate të mira”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat