Besart Ibraimi duket se po i ikën nga duart Partizanit.
35-vjeçari është në kontakte prej javësh me të kuqtë, por ende nuk ka marrë një ofertë të kënaqshme, për t’i thënë “po” propozimit të tyre.
Këtë e ka bërë një emër surprizë.
Bëhet fjalë për Struga Trim Lum.
Sipas “sportmedia.mk”, ekipi shqiptar i kampionatit maqedonas ka ndërhyrë në ditët e fundit me një ofertë “blic”, duke nxjerrë jashtë loje Partizanin dhe Shkupin, që tentonin prej javësh të mbërrinin te golashënuesi më i mirë i historisë së kampionatit maqedonas.
I njëjti burim bën me dije se ka një marrëveshje paraprake mes palëve.