Pesë gola, Kosova gjunjëzon Irlandën Veriore! Fitore për legjendën Fadil Vokrri!

Futboll

Pesë gola, Kosova gjunjëzon Irlandën Veriore! Fitore për legjendën Fadil Vokrri!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:49 Përditësuar në ora: 23:21 më 09.06.2022
Kosova feston golin

Media irlandeze pas humbjes nga Kosova: Pritja e Irlandës Veriore...

Kosova sonte triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Irlandës Veriore, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 2 të Ligës C të Kombeve në futboll.

Është ndeshja e 13-të që nuk e ka fituar Irlanda Veriore në Ligën e Kombeve.

Media irlandeze, “Belfasttelegraph”, shkruan se vazhdon pa fitore Irlanda Veriore.

“Pritja e Irlandës Veriore vazhdon për një fitore në Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi me dy gola e udhëhoqi Kosovën drejt fitores me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kjo është një tjetër humbje për selektorin Ian Baraclough.

Irlanda Veriore mbetet e treta në Grupin 2 të Ligës C, e barabartë me Qipron me skuadrën e fundit me një pikë nga tre ndeshjet e saj”, shkruan mes të tjera media irlandeze/

Rrudhani flet për debutimin dhe fitoren e Kosovës

Donat Rrudhani ishte surpriza më e bukur e Kosovës në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, duke bërë një ndeshje në kufijtë e perfektes dhe duke u shfaqur si një rrezik konstant për kundërshtarin në krahun e majtë.

Ndonëse jo në rolin e tij natyral, 23-vjeçari e përballoi me qetësi maksimale mbrëmjen e debutimit të tij me fanellën e dardanëve, teksa pas ndeshjes deklaroi për SuperSport se kjo është padyshim java më e bukur e karrierës së tij.

“Ndjenjë e papërshkrueshme për këtë mbrëmje debutimi, Jam shumë i kënaqur për paraqitjen time, pro edhe atë të skuadrës, pasi ia dolëm të luajmë mirë dhe të marrim fitoren.

Kam biseduar me trajnerin dhe ndonëse kisha dy vite që nuk aktivizohesha si mbrojtësi i majtë, doja të sakrifikoja për skuadrën dhe tregova se jam gati që për Kosovën të luaj në çdo pozicion.

Në tre javët e fundit nuk kam luajtur asnjë ndeshje, ndaj në minutën e 70’ isha pak në vështirësi për shkak të ritmit të lartë, megjithatë ndaj Greqisë do të jem në formë akoma më të mirë.

Java e fundit ka qenë më e mira e karrierës time, pasi besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe jam shumë krenar që përfaqësoj Kosovën”, u shpreh Rrudhani.

Selektori i Kosovës: Dresheviq - Muslija na dhanë freski

Kosova reagoi pas humbjes me Greqinë, duke triumfuar 3:2 ndaj Irlandës së Veriut në Ligën C të Kombeve.

Selektori i dardanëve, Alain Giresse e cilësoi tepër të rëndësishme këtë fitore, teksa foli edhe për “finalen” e 12 qershorit ndaj Greqisë në Volos.

“Rëndësi ka që fituam ndeshjen, ishte një fitore e merituar. Sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund, rëndësi kishte fitorja.

Mesfusha? Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhur, ai që prisnim. Dresheviq dhe Muslija sollën freksi në mesfushën tonë, jemi të kënaqur.

Kërkesa ime që lojtarët e krahut të ndihmonin edhe në mbrojtje? Po, sepse nuk mund të parashikojmë rrethanat e një ndeshjeje. Është situata e lojës që na detyron ndonjëherë të rikthehemi për të ndihmuar mbrojtjen, por nuk ndodhi sepse unë u kërkova të riktheheshin.

Rrudhani ia doli, ishte ndeshja e parë, ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Ujkanin e njohim, ai është gati sa herë kemi nevojë për të.

Ndëshkimet me kartonë të verdhë? Nuk ka nevojë për përgjigje. Nuk jam i kënaqur që do na mungojnë tre lojtarë, padyshim që nuk jam i kënaqur, shtohen problemet. Greqia? Do luajmë me 11 lojtarë”, deklaroi trajneri francez.

Rashica: Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.

Pas ndeshjes, Rashica tha se gjithçka ishte në nivelin e duhur sot.

“Ishim më të sigurt, me më shumë vetëbesim në aksione. Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve. Sot gjithçka ishte në nivelin e duhur”, tha Rashica.

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

Fitore e madhe e Kosovës

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren me të ëmbël, në katërvjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri! Një fitore për legjendën e futbollit dhe goli i parë bie pikërisht në minutën e 9-të, numër që e mbante në shpinë i ndjeri Vokrri por edhe data e përvjetorit të vdekjes së tij!

Në një atmosferë të bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova gjunjëzon me rezultat 3:2 Irlandën Veriore, në takimin e xhiros së tretë të Grupi 2 të Ligës C të Kombeve.      

Kosova u paraqit pa portierin Arijanet Muriç (me karton të kuq) dhe futbollistët Fidan Aliti (me karton të kuq) e Edon Zhegrova (i lënduar). 
Donat Rrudhani u largua nga fusha në minutën e 75-të, pas një lëndimit.

Minutat e fundit të sfidës, mbajtën në ankth dashamirët tanë, një Irlandë Veriore, që u shfaq shumë e rrezikshme dhe fat për Dardanët. 

Në minutën e 8-të, Milot Rashica pengohet dhe penalltia. Vedat Muriqi i pagabueshëm nga penallti, 1:0.

Zymer Bytyçi në minutën e 20-të nga afërsia 7-8 metra shënoi gol të bukur në këndin e epërm të majtë pikërisht pas harkimit të Milot Rashicës së disponuar, 2:0.

Në minutën e 45-të, Shayne Lavery nga afërsia shënon me kokë dhe ngushton rezultatin në 2:1.

Në minutën e 52-të, Lirim Kastrati për bukuri harkoi e Vedat Muriqi me gju godet topin duke shënuar për 3:1. 

Në minutën e 83-të, Daniel Ballard ngushton humbjen në 3:2. Në minutat e fundit Dardanët ishin me fat, pasi që hasën në presion të madh të rivalit.
Greqia kryeson grupin me 9 pikë, pasojnë Kosova 6, Irlanda Veriore 1 dhe Qipro 1 pikë. 

Sfidën e radhës Kosova e luan të dielën në udhëtim, kundër Greqisë.

Kosova - Irlanda Veriore 3:2    

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’), Ballard (83’).
Kartona të verdhë: Kastrati, Dresheviq, Fazliji – Lavery, Thompson.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha (Domgjoni 79’), Dresheviq, Muslija, Rashica (Sahiti 89’), Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer (Bradley 86’), McCann (S. Charles 68’), Davis, Saville (Thompson 73’), McMenamin, Lafferty D. Charles 68’) dhe Lavery (Whyte 68’).

86’ Dramë në Prishtinë, gati barazuan mysafirët.

Kosova - Irlanda Veriore 3:2    

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’), Ballard (84’).
Kartona të verdhë: Lavery.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha (Domgjoni 79’), Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann (S. Charles 68’), Davis, Saville (Thompson 73’), McMenamin, Lafferty D. Charles 68’) dhe Lavery (Whyte 68’).

84' Daniel Ballard shënon për 3:2.

79’ Valon Berisha largohet dhe futet Toni Domgjoni.

Kosova - Irlanda Veriore 3:1    

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).
Kartona të verdhë: Lavery.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha (Domgjoni 79’), Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

76’ Rrudhani largohet nga loja për shkak të lëndimit.

Kosova - Irlanda Veriore 3:1    
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).
Kartona të verdhë: Lavery.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

73' Rudhani duket paksa i lënduar por mundet të vazhdojë lojën.

71' Muriqi godet me kokë por jashtë portës.

67' Muriqi, Kastrati, Rashica me shokë; po tregojnë lojë të mirë.

64' Mbrojtja irlandeze është në presion të sulmit të Kosovës.

62' Kosova po shkon drejt fitores së dytë, ndërsa në anën tjetër Greqia është në epërsi 3:0 ndaj Qipros.   

61’ Kosova po lufton me të gjitha forcat, kërkojnë edhe golin e katërt!

58' Irlanda Veriore në presion të madh!

55’ Atmosferë po, lojë po, kohë e freskët dhe një Kosovë që po tregon forcën ndaj rivalit.

Kosova - Irlanda Veriore 3:1    

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

52' Vedat Muriqi si bishë, shënon për 3:1.

51' Kosova - Irlanda Veriore 2:1, nuk ka qetësi për Dardanët.

48' Fusha është ideale për lojë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë: Kosova është në epërsi me rezultat 2:1 duke iu falënderuar golave të Vedat Muriqit (9’ – nga penalltia) dhe Zymer Bytyqit (20').

Duhet theksuar se Bytyqi nga afërsia 7-8 metra shënoi gol të bukur në këndin e epërm të majtë pikërisht pas harkimit të Milot Rashicës së disponuar.

Në minutën e 45-të, Shayne Lavery me kokë shënon dhe ngushton rezultatin në 2:1.

Kosova - Irlanda Veriore 2:1    
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).

Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).

Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

43' Dresheviq për pak nuk e befasoi portierin rival. 

42' Irlanda kërkon golin. 

41' Në presion të madh mysafirët.

38' Kosova po luan me komoditet, ka epërsinë.

Kosova - Irlanda Veriore 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia), Bytyçi (20‘).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

35' Kosova më e mirë, si fryt i kësaj edhe epërsia është 2:0 në favor të saj.

33' Fat për irlandezët! Muslija godet fuqishëm por portieri Peacock-Farrell shpëton portën e tij.

30' Rashica tenton por pa sukses, goditja e tij drejt në duart e portierit Peacock-Farrell.

29' Kartoni i parë i verdhë, Lafferty, pas ndërhyrjes ndaj Rrudhanit.

28' Irlanda Veriore ka 12 ndeshje që nuk i ka fituar në Ligën e Kombeve, çudi apo jo!

27' Mbi 200 shikues janël nga Irlanda Veriore në stadiumin "Fadil Vokrri", po e shijojnë atmosferën por edhe një mbrëmje të keqe me rezultat.

25' Mbi 13.500 shikues po bëjnë një atmosferë të rradhë, ashtu si iu ka hije Dardanëve.

22' Kosova sonte po e tregon fytyrën e vërtetë.

 20' Zymer Bytyçi me zgjuarsinë e tij, shënon për 2:0.

18' Milot Rashica në pozitë jashtë loje.

17’ Donat Rrudhani po tregon lojë të mirë!

Kosova - Irlanda Veriore 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

16' Gjithçka po shkon mbarë, edhe shiu u ndal!

14' Armosferë e bukur sportive.

12' Kosova po tregon lojë të mirë ndaj rivalit.

9' Vedat Muriqi shënon nga penalltia, 1:0 për Kosovën. Gol për legjendën Fadil Vokrri! Goli bie në minutën e 9-të në katërvjetorin e tij dhe po në minutën e 9-të që ai e mbante edhe në shpinë numrin 9-të! 

8' Penallti për Kosovën, pengohet Milot Rashica.

6’ Kosova e do fitoren me çdo kusht, deri me tani nuk ka asnjë rast për shënim.

Kosova - Irlanda Veriore 1:0
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9' - nga penalltia).

Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

4' Lojë me kujdes të shtuar nga të dy ekipet.

3' Mbi 13.500 shikues në stadiumin "Fadil Vokrri".

1' Fillon ndeshja.

Intonohen himnet. Atmosferë madhështore.

Irlanda Veriore po kalon në një krizë të rezultateve. 

Irlandezët deri me tani kanë një barazim e një humbje në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve në futboll.

Habia tjetër është se në 12 ndeshjet e deritashme të Ligës së Kombeve nuk ka as një fitore! 

Irlanda Veriore sonte në orën 20.45 do të luajë kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova pa tre lojtarë

Kombëtarja e Kosovës sonte do të paraqitet pa tre lojtarë kundër Irlandës Veriore. 

Ballafaqimi luhen në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Kosova paraqitet pa portierin Arijanet Muriç (me karton të kuq) dhe futbollistët Fidan Aliti (me karton të kuq) e Edon Zhegrova (i lënduar). 

Dardanët synojnë fitoren e dytë në grupin 2 dhe Irlanda Veriore triumfin e parë pas një barazimi e një humbje në Ligën C të Kombeve.  

Kosova - Irlanda Veriore

Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi. 
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.

Kosova më e shtrenjtë se Irlanda Veriore

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do ta presin Irlandën e Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C.

Verdhekaltrit synojnë fitore në duel me veri-irlandezët për ta rikthyer buzëqeshjen pas humbjes dëshpëruese nga Greqia në shtëpi.

Sipas Transfermarkt, Kosova është dukshëm më e vlefshme sesa kundërshtari i saj sonte.

“Dardanët” kanë vlerë prej 72.9 milionë euro, kurse Irlanda Veriore 27.48.

Lojtari më i vlefshëm tek irlandezët është qendërmbrojtësi Paddy McNair me 6 milionë euro, kurse te Kosova dallohet Amir Rrahmani me 25 milionë euro.

Kosova e publikon formacionin zyrtar për ndeshjen me Irlandën Veriore

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do ta presin Irlandën e Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C.

Verdhekaltrit synojnë fitore në duel me veri-irlandezët për ta rikthyer buzëqeshjen pas humbjes dëshpëruese nga Greqia në shtëpi.

Kosova e ka publikuar formacionin për këtë ndeshje.

Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Muriqi dhe Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat