Diletta Leotta, “arratisje verore’ me të dashurin e ri

Futboll

Diletta Leotta, “arratisje verore’ me të dashurin e ri

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 14:20
Diletta Leotta, “arratisje verore’ me të dashurin e ri

Historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe Giacomo Cavalli vazhdon. Çifti u kap nga paparacët e “Chi” në aeroportin Malpensa, teksa po fluturonin në drejtim të Palma de Mallorca. Një “arratisje” romantike për të dy, të cilët janë lidhur që nga vjeshta e kaluar.

Për momentin nuk ka foto apo deklarata zyrtare në rrjetet sociale, por Diletta dhe Giacomo, sipas të mirëinformuarve, janë më bashkëpunëtorë dhe më të lidhur se kurrë. Prezantuesja dhe gazetarja sportive e Dazn po shijon lidhjen me aktorin turk Can Yaman, me të cilin është nga viti i kaluar.

Po kush është Giacomo Cavalli? 28 vjeç, dy vite më i ri se Diletta Leotta, ai është djali i marinarit të njohur Beppe. Është diplomuar në Ekonomi dhe Menaxhim Biznesi.

Cavalli filloi të punojë në botën e modës rastësisht, pasi ra në sy nga një zbulues i talenteve për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me modelin e famshëm Simon Nessman.

Për një periudhë u përpoq të ndiqte gjurmët e babait të tij, duke marrë titullin kampion bote për të rinjtë në lundrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat