Kreu i FF të Irlandës së Veriut, falënderues për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë

Futboll

Kreu i FF të Irlandës së Veriut, falënderues për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:51
Kreu i FF të Irlandës së Veriut, falënderues për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë

Presidenti i FFK-sl, Agim Ademi, në prag të ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve, Kosovë – Irlandë e Veriut, ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut në krye me presidentin Conrad Kirkwood, si dhe për delegatin e UEFA-s.

Gjatë kësaj darke u shkëmbyen përvojat e dy federatave në fusha të ndryshme rreth futbollit, duke pasur parasysh se të dyja vendet vlerësohen të vogla për nga territori, por që kanë entuziazëm të madh për futbollin.

Ademi e njoftoi homologun e tij rreth projekteve të realizuara viteve të fundit dhe pasionin e madh që populli i Kosovës e ka ndaj sportit dhe në veçanti ndaj futbollit, derisa të dyja palët u pajtuan që në të ardhmen të përafrohen edhe më shumë dhe të bashkëpunojnë në projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të futbollit tek të rinjtë.

Kreu i FF të Irlandës së Veriut, Kirkwood u shpreh falënderues për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë, teksa në fund të darkës të dyja palët shkëmbyen dhurata, si dhe uruan për lojë të mirë në ndeshjen e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat