​Belgjika shkatërron Poloninë

Futboll

​Belgjika shkatërron Poloninë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Pas humbjes nga Holanda, Belgjika ka regjistruar një fitore të thellë në Ligën e Kombeve duke e mposhtur Poloninë me rezultat të thellë 6-1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A dhe skuadra e Martinez pati një paraqitje të shkëlqyeshme ndaj polakëve.

Në fakt, ishte Polonia që kaloi në avantazh me golin e Robert Lewandowskit, por më pas erdhi shpërthimi i belgëve duke shënuar gjashtë gola dhe realizues ishin Trossard me dy gola, pastaj Witsel, De Bruyne, Dendocker dhe Openda.

Në ndeshjen tjetër të po të njëjtit grup, Holanda triumfoi ndaj Uellsit me rezultat 2-1. Për Holandën realizuan Koopmeiners dhe Indi, kurse për uellsianët golin e vetëm e realizoi Davies.

Kt grup kryesohet nga Holanda me gjashtë pikë, e ndjekur nga Belgjika me tre pikë, pastaj vjen Polonia me tre pikë dhe e fundi është Uellsi me zero pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat