Media irlandeze përshkruan Kosovën, befason për Fadil Vokrrin

Futboll

Media irlandeze përshkruan Kosovën, befason për Fadil Vokrrin

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:43
Media irlandeze përshkruan Kosovën, befason për Fadil Vokrrin

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Irlandës Veriore, do të zhvillohet nesër (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Kosova synon fitoren e dytë, ndërsa irlandezët të parën në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve në futboll.   

Gjithçka është gati për sfidën e madhe, Kosova ka një fitore e një humbje duke u renditur në vend të dytë me 3 pikë e Irlanda Veriore  ka një barazim e një humbje, zë pozitën e tretë me 1 pikë. 

Media e Irlandës Veriore, ”belfasttelegraph” ka përshkruar kryeqytetin e Kosovës. 

“Shëtisni nëpër Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, dhe do të hasni në bulevardin “Bill Clinton” dhe një statujë 10 metra të lartë të ish-presidentit të SHBA-së.

Është një kujtesë se ky vend ishte përfshirë në një luftë në fund të shekullit të 20-të dhe ende po rimëkëmbet nga ajo.

Statuja u zbulua në vitin 2009 dhe është një monument falënderimi nga shqiptarët në Kosovë për Clintonin”, shkruan mes të tjera media irlandeze.

“Tifozët e Irlandës së Veriut këtu për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kombeve mund të ndeshen gjithashtu me bulevardin George W Bush, afër statujës së Clinton-it dhe katedralen me emrin “Nënë Tereza”.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Kosova mori pjesë në disa miqësore pas pavarësisë, luajti për herë të parë në garë zyrtare ndërkombëtare në vitin 2016 dhe që atëherë ka pasur disa rezultate të mira. Besohet se ata mund të prodhojnë një tjetër rezultat të mirë nesër kundër Irlandës së Veriut, shtete, secili me një popullsi që i afrohet dy milionë banorëve, takohen për herë të parë.

Përderisa skuadra e Ian Baraclough e ka bërë një fillim të dobët, Kosova ka tri pikë në kuotë falë një fitoreje jashtë ndaj qipriotëve.

Të dielën ata ishin të zhgënjyer pasi humbën 1:0 ndaj Greqisë dhe përfunduan ndeshjen me nëntë lojtarë pas kartonëve të kuq për portierin Arijanet Muric dhe mbrojtësin Fidan Aliti.

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Kosova bëri fushatë për t'u bërë anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s, duke u pranuar më në fund në vitin 2016.
Stadiumi “Fadil Vokrri”, ku nesër do të luajë Irlanda e Veriut, mban emrin e lojtarit të nderuar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili deri në vdekjen e tij katër vjet më parë bëri shumë për sportin në vendlindje.

Në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, Kosova fitoi vetëm një pikë, por kryesoi grupin e saj të Ligës së Kombeve 2018 për të siguruar një vend në play-off për Euro 2020.

Ata gjithashtu performuan mirë në kualifikimet për Euro 2020, duke mundur Bullgarinë, Malin e Zi dhe Republikën Çeke dhe avancuan në Angli para se të humbnin me rezultat 5:3. Duke përfunduar në vend të tretë në tabelë”, shkruan ndër të tjera media irlandeze..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat