Uzuni: Izraeli më lart se Islanda, fitorja e vetmja rrugë

Futboll

Uzuni: Izraeli më lart se Islanda, fitorja e vetmja rrugë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:09
Uzuni: Izraeli më lart se Islanda, fitorja e vetmja rrugë

Myrto Uzuni e ndien veten 100% gati për të dhënë kontributin e tij në ndeshjen me Izraelin, në “Air Albania”. Në konferencën për shtypin, që u organizuar në ambientet e kompleksit “Tropikal”, sulmuesi beratas siguroi:

“Kam pasur shqetësim në kavilje që kur isha me Granadan, e lëndova edhe këtu, në kombëtare, por tani jam shumë mirë.”

Pika me Islandën, pozitive: “Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë, sepse edhe një pikë është shumë mirë për ne. Po luftojmë për vendim e parë, kështu që jemi brenda objektivave.”

Izraeli, më lart se Islanda: “Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë. Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë.”

Mungesa e Roshit: “Grupi tani u plotësua, përveç Roshit, mungesa e të cilit ndihet. Mendoj vetëm për fitore, as për barazimin, as për humbjen.”

Rënia e Granadas nga Kategoria: “Jam rritur duke parë Ronaldo dhe Messi, nuk më vjen keq pse lashë Ferencvarosin për Granadan. Futbolli kështu e ka, jam i sigurt që shumë shpejt do të kthehem në nivel të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat