Një sulmues që nuk harrohet nga qyteti i lashtë dhe Kosova, që la gjurmë të pashlyeshme kudo që shkoi!
Është Rexhep Gaxholli, një sulmues që shkëlqente në fund të viteve të 70-ta dhe në vitet e 80-ta.
Një pjesë të mirë të karrierës e kaloi në klubin Liria e Prizrenit, suksesin me të madh kur luajti me Prishtinën në elitën e futbollit ish jugosllav.
Kur Gaxholli luante me Prishtinën në ligën e parë ish jugosllave
Ai u paraqit në edicionin 1984-1985 për Prishtinën përkrah Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Zoran Batroviqit, Xhevdet Muriqit, Sahit Kelmendit, Skënder Shengylit, Shefqet Sinanit, Favzi Ramës, Faton Domit, Mensur Nexhipit, Rifat Mehinoviqit etj.
Gaxholli me Lirinë, përcillej nga Muhamed Kolenoviqi i Prishtinës, Abdyl Bellopoja pas dhe në të majtë nga Mensur Nexhipi
Pas Prishtinës sërish u kthye në Lirinë e Prizrenit, duke shënuar suksesin të madh, pasi që u ngritën në Ligën e Dytë Unike (u bashkuan Lindja e Perëndimi) të ish Jugosllavisë në edicionin 1988-1989 dhe qëndruan për dy vite.
Suksesi tjetër ishte se me Lirinë u kualifikuan në çerekfinale të Kupës Marshall Tito në edicionin 1988-1989, duke eliminuar Hajdukun e Splitit, Radniçkin e Nishit dhe në çerekfinale u ndalën nga Velezhi i Mostarit.
Një fakt interesant është, se në edicionin 1979-1980, siç quhej atëkohë Liga e Parë Krahinore e Kosovës, Gaxholli ishte në krye të listës së shënuesve me 21 gola, duke lënë pas madje edhe të papërsëritshmin Fadil Vokrri me gjithsej 16 gola.
Gaxholli një periudhë ka luajtur edhe në futbollin turk, për t’i kthyer në kohën e okupimit si trajner në KF Liria, duke dhënë kontribut në rezistencë kundër regjimit serb.