Bayern shton milionat në ofertën e dytë për Manen

Futboll

Bayern shton milionat në ofertën e dytë për Manen

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:55
Bayern shton milionat në ofertën e dytë për Manen

Largimi i Robert Lewandowskit nga Bayern Munich tashmë duket i pashmangshëm dhe për këtë arsye kampionët e Gjermanisë janë duke parë për mundësitë që kanë për zëvendësimin e polakut, me listën që kryesohet nga ylli i Liverpool, Sadio Mane.

Gjatë ditës së hënë (dje) mediet britanike raportuan se bavarezët bënë edhe ofertën e parë për senegalezin, për të cilën u ofruan “The Reds” 21 milionë paund, shifër kjo e cila u refuzua nga klubi anglez, që nuk pranon më pak se 42.5 milionë paund për kartonin e 30-vjeçarit.

Megjithatë sot raportohet se Bayern ka bërë një ofertë të dytë për Mane-n dhe tashmë gjermanët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë paund për sulmuesin e Liverpool, por edhe kjo shifër nuk duket e pëlqyer nga “The Reds”, por pa dhënë ende një përgjigje në lidhje me këtë propozim të dytë.

Mane ka kontratë deri në verën e 2023-shit me Liverpool dhe vetëm në sezonin e fundit ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asiste në të gjitha kompeticionet, ndaj klubi i “The Reds” do kërkojë të marrë maksimumin nga kartoni i 30-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat