Kosovë - Greqi, statistika interesante në 4 përballjet e deritashme 

Futboll

Kosovë - Greqi, statistika interesante në 4 përballjet e deritashme 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2022 Në ora: 14:11
Kosovë - Greqi, statistika interesante në 4 përballjet e deritashme 

Një fakt interesant mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë, është se në katër përballjet e deritashme, tri prej tyre kanë përfunduar baras!

Ky është treguesi më i mirë se përballjet e këtyre Kombëtareve si gjithnjë kanë rivalitetin e madh!

Greqia ka vetëm një fitore dhe atë me 6 shtator të vitit 2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës C të Kombeve. Pastaj Kosova barazoi (0:0) në konak të Greqisë pikërisht me 14 tetor të vitit 2021.

E veçanta tjetër është edhe në kualifikueset për Kampionatin Botëror – Katar 2022, Kosovë – Greqi (5 shtator, 2021) dhe Greqi – Kosovë (14 nëntor, 2021), që të dy takimet përfunduar baras. Kosova ka tre barazime e një humbje, me goldallim negativ 3:4 në favor të Greqinë. 

Sonte në orën 20.45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtnë, Kosova përballet me Greqinë, në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Rezultatet e deritashme mes Kosovës dhe Greqisë  

Liga e Kombeve - me 6 shtator 2020: Kosova - Greqia 1:2
Liga e Kombeve Me 14 tetor 2020: Greqia - Kosova 0:0
Kualifikueset për Kampionatin Borëror - me 5 shtator 2021: Kosova - Greqia 1:1
Kualifikueset për Kampionatin Borëror - me 14 nëntor 2021: Greqia - Kosova 1:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat