U përfol se do të drejtonte PSG-në, ja si përgjigjet Mourinho

Futboll

U përfol se do të drejtonte PSG-në, ja si përgjigjet Mourinho

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 20:24
U përfol se do të drejtonte PSG-në, ja si përgjigjet Mourinho

Një lajm i bujshëm erdhi nga Mbretëria e Bashkuar,  ku u përmend për një kalim të Jose Mourinho drejt PSG-së.

Për këtë mesa duket ka dashur të përgjigjet vetë portugezi, i cili është shprehur: “Unë mendoj më shumë për lumturinë e të tjerëve.

Më pëlqen të qëndrojë në Romë. Nuk më pëlqen të humbas dhe këtu më ka rastisur të humbasë më shumë se në vendet e tjera. Gjithsesi e dua Romën, sepse ata më duan mua. Unë jam këtu sepse më pëlqen”.

Gjithashtu ai shtoi: “Unë ndihem i ri dhe duhet të merreni me mua dhe për disa vite.

Nëse kam ndryshuar, atëherë e kam bërë për mirë. Kam mësuar nga gabimet, kam ndryshuar me eksperiencën time.

Ndonjëherë, disa prej nesh, duan të shesin një imazh të një personi tjetër që nuk jemi, por unë nuk e kam fshehur kurrë se kush jam dhe se çfarë mendoj”, përfundoi 59-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat