Manaj do të jetë mungesa e madhe e Edi Rejë

Futboll

Manaj do të jetë mungesa e madhe e Edi Rejë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 19:11
Manaj do të jetë mungesa e madhe e Edi Rejë

Rei Manaj do të jetë mungesa e madhe e Edi Rejës për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve. Sulmuesi po kalonte një moment pozitiv, teksa edhe me Specian siguroi qëndrimin në Serinë A duke e ndihmuar jo pak ekipin e drejtuar nga Tiago Mota. Edhe klubi është shumë i kënaqur me kontributin e 26-vjeçarit dhe po bën përpjekje për të blerë përfundimisht nga Barcelona. Këtë e ka pranuar edhe vetë Manaj, që në një intervistë ka deklaruar:

“Specia prej disa ditësh ka nisur bisedimet me Barcelonën për të blerë përfundimisht kartonin tim. Ndihem mirë te kjo skuadër, por duhet të shohim gjithashtu se çfarë projekti ka ekipi”.

Lushnjari, autor i 5 golave këtë sezon, nuk la pa komentuar edhe aventurën e tij të shkurtër me Barcelonën. Sulmuesi konfirmoi se kishte një bisedë me Ronald Kumanin, në të cilën trajneri i shkarkuar më pas e paralajmëroi atë se nëse ai qëndronte në “CampNou”, do të ishte zgjedhja e fundit për sulmin, duke pasur më pak minuta në dispozicion.

“Kuman më përsëriste shpesh se nëse do të vijoja të qëndroja në Barcelonë do të isha i fundit në hierarkitë e ekipit.

Sidoqoftë, ai u tregua i hapur duke më thënë gjithashtu se edhe mund të qëndroja dhe të prisja shansin tim. Për momentin nuk preferova të tentoja.

Por, me dëmtimet e shumta që ndodhën në skuadër mendoj se mund të kisha pasur hapësira. Di që Koman shprehej pozitivisht për mua, është sjellë gjithnjë mirë me mua dhe i jam mirënjohës”, u shpreh Rei Manaj në një intervistë për revistën katalanase “Ser Catalunya”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat