De Jong: Me kombëtaren luaj më mirë se me Barcelonën

Futboll

De Jong: Me kombëtaren luaj më mirë se me Barcelonën

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 14:46
De Jong: Me kombëtaren luaj më mirë se me Barcelonën

Pas fitores së thellë me rezultatin 1-4 të Holandës ndaj Belgjikës, mesfushori Frenkie de Jong ka folur për ndryshimin që ka formë e tij kur luan për përfaqësuesen nga ndeshjet me Barcelonën.

Ndërsa ka folur për mediet pas suksesit të Holandës, De Jong theksoi se te ekipi kombëtar e gjen më shumë veten.

Mesfushori shtoi se arsyeja pse ai nuk është në top formë me ekipin “blaugrana” lidhet me faktin se ai e ndjen më mirë veten kur i nis ndeshjet nga minuta e parë.

“Unë luaj shumë ndryshe këtu. Mendoj se jam më mirë me ekipin kombëtar se me Barcelonën. Te Barcelona më pëlqen që të luaj që në fillim.”-tha 25-vjeçari.

Holandezi ka kontratë deri në verën e 2026-ës me Barcelonën, megjithatë ai nuk ka gjetur hapësirën e mjaftueshme te skuadra katalanase dhe tashmë me merkaton përpara nuk dihet nëse mesfushori do të vijojë të jetë pjesë e Barçës, apo do të lëviz në një klub tjetër, nëse Xavi nuk do e dojë ta ketë në skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat