Gena në Prishtinë!

Futboll

Gena në Prishtinë!

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2022 Në ora: 13:28
Afrim Majanci - në mes, Gena në mes dhe Izet Gjinovci - në të djathtë

Ish futbollisti i viteve 70-ta e 80-ta, Skënder Kuqi - Gena, sot ka arritur në Prishtinë dhe u takua me emrat e mëdhenj të sportit, siç është ish boksieri Afrim Majanci dhe ish hendbollisti e aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

Gena ka disa plane për këtë vit e shpejt do t‘i zbulojë ato.

“Legjenda e mirënjohur dhe djali ma i mirë Gena ka zbarkuar në Prishtinë, sot patëm rastin së bashku me Afrim Majancin ta pijmë  kafen e mëngjesit…

Image

Rummenigge, Gena dhe Capello

Ju lutem të keni kujdes në shprehje se me të vërtetë Gena koka bë djal i mirë”, shkruan paksa me humor Gjinovci.

Gena jeton e vepron në Londër.

Image

Gena dhe Armando Duka

Ai kujton kohërat e arta si futbollist por edhe vitet e fundit që u takua më shumë personalitete të futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat