Tomori: Trajneri më ka ndihmuar

Futboll

Tomori: Trajneri më ka ndihmuar

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:02
Tomori: Trajneri më ka ndihmuar

Fikayo Tomori ka qenë një nga pikat më të forta të Milanit. Mbrojtësi anglez ka dhënë një intervistë dhe thekson se dolën kundër parashikimeve të njerëzve me atë arritën këtë sezon.

“Shumë njerëz dyshonin te ne, mendonin që në fund nuk do ta fitonim titullin, por ne u treguam që gabonin. Festimet e tifozëve ishin të mrekullueshme, nuk arrij ta përshkruaj atë që ndodhi.  

Këtu jam shumë i lumtur dhe po argëtohem. Dua atë vazhdoj të rritem dhe të fitoj akoma më shumë”,

“Trajneri më ka ndihmuar duke më shpjeguar si të mbroj, në nivel individual dhe në nivel skuadre. Kam mësuar shumë sepse në Serie A gjyqtarët japin më shumë faulle, duhet të jesh i sigurt që duhet të prekësh topin në dyluftime”.

“Flas çdo ditë me Maldinin dhe kur erdhi telefonata e Milanit mezi prisja që të nisesha në Itali për të përjetuar diçka të re”, është shprehur Tomori për “The Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat