Vlerësim i madh për Shqipërinë, ndaj Islandës vjen arbitri i Premier League

Futboll

Vlerësim i madh për Shqipërinë, ndaj Islandës vjen arbitri i Premier League

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 15:22
Vlerësim i madh për Shqipërinë, ndaj Islandës vjen arbitri i Premier League

Një vlerësim i madh është bërë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Islandës.

Ndryshe nga më parë kur kuqezinjtë arbitroheshin nga “dora e dytë”, tanimë kemi gjyqtarët më të njohur.

Në transfertën e parë të Ligës së Kombeve, do të jetë arbitër kryesor Craig Pawson.

43-vjeçari është pjesë e Premier League dhe së fundmi ishte kryesor në finalen e FA CUP mes Chelsea dhe Liverpool.

Një zgjedhje e tillë nga UEFA i shkon për shtat ndeshjes duke parë se të dy Kombëtaret preferojnë lojën e fortë dhe arbitri anglez është mësuar jo pak me një mënyrë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat