Morata flet për të ardhmen e tij te Juventusi

Futboll

Morata flet për të ardhmen e tij te Juventusi

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 11:12
Morata flet për të ardhmen e tij te Juventusi

Alvaro Morata ka folur për të ardhmen e tij te Juventusi, pasi është i huazuar nga Atletico Madridi.

Morata të rejat për të ardhmen e tij i foli pas ndeshjes Spanjë – Portugali, në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi spanjoll tha se “nuk varet nga unë”, kur u pyet në lidhje me të ardhmen.

“Nuk mund të bëj asgjë për këtë. Gruaja dhe fëmijët e mi do të më ndjekin kudo që të duhet të shkoj. Unë kam preferenca dhe opsione, por dua të shkoj aty ku klubi është i interesuar të luajë me mua”, ka thënë Morata.

Sulmuesi ishte për dy vjet i huazuar te klubi Italian.

Morata te Juventusi është paraqitur në 48 ndeshje këtë sezon, ku ai ariti të shënojë 12 gola dhe të dhurojë nëntë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat